SHKODER, 16 mars 2013- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shkodër ku kufoma e një personi ende të paidentifikuar është gjetur brenda një shpelle, pa kokë dhe e dekompozuar.
Trupi i pajetë i përket seksit mashkull dhe është gjetur nga banorët e fshatit Reç të Malësisë së Madhe.
Ende nuk ka të dhëna për identitetin e viktimës.
Ndërkohë që mësohet se trupi është gjetur pa kokë dhe në gjendje të dekompozuar.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Aktualisht po punohet për identifikimin e viktimës.





