DURRES, 16 mars 2013–  Një kufomë u gjet në bregdetin e plazhit të Gjeneralit në Kavajë.

Kufoma është parë nga banorët rreth zonës, të cilët kanë njoftuar policinë. 

Policia sqaron se trupi i pajetë i seksit mashkull, ende i paidentifikuar është pjesërisht i dekompozuar.

Kufoma është transportuar për në morgun e spitalit, për ekzaminime të mëtejshme

Policia po heton për të zbardhur rrethanat e vdekjes si dhe indetifikimin e tij.

Paraprakisht dyshohet që personi të jetë mbytur.