TIRANË, 15 mars 2013 – 2 persona kanë ushtruar dhunë fizike mbi një oficer policie dhe më pas kanë mundur t’i grabisin çantën që ai mbante me vete. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në rrugën ‘Qemal Stafa’ në Tiranë.
Sipas informacioneve të para mësohet se 2 persona të paidentifikuar kanë goditur dhe më pas kanë mundur të largohen me çantën e oficerit të policisë, i cili punon pranë Drejtorisë së Përgjithshme.
Policia ka marrë dëshminë e oficerit dhe ka nisur hetimet për ngjarjen dhe për kapjen e autorëve, ndërkohë vetë oficeri ka dëshmuar se në çantë dispononte laptop dhe sende të tjera.





