TIRANË, 15 mars 2013 –Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore; Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit dhe Qendra Ndërkombëtare për Kërkimin dhe Monitorimin në Mjedis CIMA (Itali) nxorën buletinin special të rrezikut nga dukuritë hidrometeorologjike të datës 15 mars 2013, që është i vlefshëm nga data 15 mars 2013, ora 12:00 deri më 16 mars 2013, ora 23:59.

Sipas këtij buletini, pritet të jenë në nivele të larta rreziku nga përmbytja disa nga lumenjtë kryesorë në pjesën veri-perëndimore të vendit.

–          Lumenjtë Drin dhe Kiri: mendohet se do të ulin nivelet në periudhën në vazhdim.

–         Liqeni i Shkodrës: do të vazhdojë të jetë në nivele të larta përgjatë fundit të ditës së Premte dhe fillimit të ditës së Shtunë.

–         Lumi Buna: do të vazhdojë të ketë nivele të larta përgjatë ditës se premte, por pritet të fillojë rënien e tij përgjatë pjesës së dytë të ditës së shtunë.

–         Lumi Vjosa: pritet rënia e nivelit të ujit në pjesën e poshtme të përgjatë ditës se sotme.

–         Gjendja e përgjithshme pritet të stabilizohet ditën e diel.

Dukuritë meteorologjike të pritshme për periudhën nga 15 deri 21 mars 2013

Reshjet: Pritet që në datë 15 të ketë reshje në të gjithë vendin, por me intensitet më të vogël se reshjet e datës 14. Në datë 16 në jug të vendit gjatë orëve të para të ditës do të ketë me reshje të  dobëta me karakter lokal. Në datë 18 priten reshje vetëm në veriperëndim të vendit, ndërsa në datat 19, 20 ato do të përfshijnë gjithë territorin.

Temperaturat: Vlerat minimale do të jenë nga -6 gradë C deri +2 gradë C në vendet malore dhe nga +2 gradë C deri +10 gradë C në vendet e ulëta dhe në bregdet. Vlerat maksimale do të jenë nga -2 gradë C deri +12 gradë C në vendet malore dhe +7gradë C deri +18 gradë C në vendet e ulëta dhe në bregdet.

Era: Do të fryjë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/