Njëri prej të arrestuarve ka punuar më parë si asistent për të moshuarit dhe pas pune shpërndante kokainë.
Tjetri kishte fshehur gati një kile marihuanë në një bodrum. Policia ka nisur hetimet
Ju kapën 800 gram marihuanë Lorenc Milaqit dhe Dëshir Ndraçit
Parma, 15 mars 2013 – Në ditët e fundit, skuadra e anti-drogë e policisë në Parma ka arrestuar dy shqiptarë në qendër të qytetit të Parmës, gjatë një operacioni anti-drogë. Lorenc Milaqi dhe Dëshir Ndraçi kanë përfunduar në pranga për posedim dhe trafikim droge. Policia gjatë hetimeve të Lorencit, në sajë të një serie kontrollesh të veçanta, ka kapur shqiptarin duke u shitur drogë klientëve të ndryshëm. Në banesën e Milaqit janë gjetur 250 gram drogë, ndërsa në bodrumin e shtëpisë iu gjet nga policia 520 gram marihuanë, të cilën ua shpërndante të tjerëve. Për të njëjtën vepër të kontrabandës së drogës u arrestua dhe Dëshir Ndraçi, 37 vjeç. Ai mori nga gjykata e Parmës urdhër të menjëhershëm arrest me burg.
Një tjetër shqiptar i quajtur Shpëtim Veizi, u arrestua për trafikim droge. 33 vjeçarit, me leje qëndrimi të rregullt në Itali, iu gjet 15 gram kokainë brenda një apartamenti në Viale dei Mille, ku i riu kryente funksionin e kujdestarit të shtëpisë. Policia kishte identifikuar se Veizi gjatë javëve të fundit, pas punës në të njëjtin orar shpërndante drogë në zonës Oltretorrente. Duke përmbledhur hetimet gjykata vendosi për Veizin, dënimin me një vit burg dhe një gjobë prej 2400 euro.





