SAVONA, 15 mars 2013– Gjatë një operacioni anti-drogë policia e Savonës ka vënë në pranga 30 vjeçarin shqiptar, i cili kishte fshehur gjysmë kg kokainë në banjën e shtëpisë së tij.
Në pranga ka përfunduar shqiptari Kreshnik Pecmarku, 30 vjeç, të cilit gjatë një kontrolli të ushtruar në banesë ju sekuestruan në cilësinë e provës gjysmë kile kokainë.
Droga u gjet e fshehur në banjën e shtëpisë së tij.





