FIER, 15 mars 2013– Rrezikohen të përmbyten pompat që furnizojnë me ujë qytetin e Fierit.

Nga të dhënat e fundit raportohet se uji është shumë afër pompave që ndodhen në Kafaraj. 

Drejtori i Ujësjellësit të Fierit, Salarjon Totaj theksoi se nga 12 pompa gjithsej, në punë janë vetëm 3 pasi të tjerat janë përmbytur. 

Sipas Totaj, Ujësjellësi po punon me kapacitet të ulët, ndërsa punonjësit po evakuohen me gomone. 

Mësohet gjithashtu se rreth 250 hektarë tokë janë përmbytur në fshatrat Hekal. Kut, Cakran, Frakull.