TIRANË, 15 mars 2013- Reshjet e shiut dhe hapja e portave në 4 HEC-e ka shkaktuar një situatë të rënduar në disa zona të Shkodrës.
Fshati Obot është izoluar nga uji, ndërsa niveli deri mbrëmjen e djeshme arriti në 70 cm.
Sot situata paraqitet më e përmirësuar në harkun e Bërdicës, i cili u mbulua mbrëmë nga uji.
Mësohet se sot uji është larguar nga kjo zonë. Situata duket më e përmirësuar edhe në lagjet periferike të qytetit të Shkodrës, Bahçallëk e Ajasën.
Situara paraqitet tepër e rëndë edhe në Vlorë, ku dalja e lumit Vjosë nga shtrati ka sjellë probleme të shumta, duke përmbytur toka e banesa.
Mësohet se në fshartin Fitore shtëpitë e dhjetra famileve janë përmbytur.
Po ashtu përmbytje ka pasur në fshatrat Poro, Bishan, Delisuf, Dellinj.
Nëse lumi Vjosë vijon me prurje të mëdha rrezikohen të përmbyten edhe 300 shtëpi të tjera.





