TIRANE, 14 mars 2013– Në këtë ambient ruhen thesaret e muzikës së kultivuar shqiptare.
Partituratat kryesore te baletit dhe operas si “Halili e Hajria” e “Skëndërbeu”, janë përshtatur me metodat e reja teknologjike.
Majlinda Llazari prej 35 vitesh kujdeset për këtë thesar muzikor.
Ajo e cilëson si shumë të rëndësishëm dixhitalizimin e partiturave, pasi letra dekompozohet me kalimin e kohës.
Asokohe Llazari ka luajtur rolin e kopjistes gjë të cilën e bën edhe sot, por me teknologjinë e re.
Në fondin e kësaj biblioteke gjenden mijëra faqe partiturash të kompozitorëve shqiptarë dhe të huaj, të cilat kërkojnë edhe një ambient më të mirë ruajtjeje.