LEZHE, 14 mars 2013Policia ka bërë të mundur parandalimin e vrasjes së dy vëllezërve në fshatin Barbullojë të Lezhës.

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Pëllumb Gojani pasi ka qëlluar me automatik në drejtim të banesës së familjes së ish-bashkëshortes së tij.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka të lënduar në njerëz ndërsa policia ka arritur të arrestojë në flagrancë edhe autorin e ngjarjes Pëllumb Gojani.

Mësohet se shkak për ngjarjen është bërë divorci prej 2 muajsh e autorit me motrën e vëllezërve Stena, ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.