Këngëtarja durrsake Rezarta Shkurta cilësohet si një nga femrat më bukuroshe në skenën muzikore shqiptare.
Madje, shpeshherë edhe trupi i saj në “formë” lavdërohet.
Por, nëse dikush mendon se ajo mban dietë që të duket kështu, gabon.
Këngëtarja ka treguar për mediat se ajo kurrë nuk ka mbajtur dietë dhe sekreti i formës së saj trupore është metabolizmi që ka.
Publiku është në pritje të një kënge të saj.
Vajza e muzikës që nga prezantimi i saj në “Kënga Magjike 2012” nuk ka sjellë ende diçka të re në treg.