Vetëm pak ditë më parë ajo u përfol si një nga emrat që ka “ndërhyrë” në dashurinë mes Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth.
Bëhet fjalë për January Jones, e cila ashtu si e dashura e Liam, nuk i intereson fare për thashethemet që po qarkullojnë nëpër mediat rozë.
Ylli 35 vjeçar i “Mad Men” është parë duke shëtitur me djalin e saj të vogël Xander dhe duket se as asaj nuk i intereson për gjërat që po fliten përreth shkruan Daily Mail.
Me siguri se edhe po ta pyeste dikush se a e njeh Liamin, ajo do të përgjigjej: “Cili Liam”, ose “Kush është ai”, shkruajnë mediat.
Megjithëkëtë, rikujtojmë edhe një herë se ishte përfolur se Liam e kishte tradhëtuar të fejuarën Cyrus me January Jones.
Një burim u kishte thënë mediave amerikane se ata kishin qëndruar bashkë natën e ndarjes së çmimeve Oscar, madje edhe se kishin puthur njëri tjetrin.