Kryedemokrati Lulzim Basha ka denoncuar mëngjesin e kësaj të mërkure dështimet e qeverisë Rama në 8 vite qeverisje.
Ndërsa na ndajnë 31 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, Basha pyet: “Cila është kostoja që qytetarët do të paguajnë për problematikat në hartimin e kontratave konçensionare, ku shteti ka marrë përsipër riskun financiar.”
Përgjigjja sipas Bashës: 240 milionë euro. Gabimi me koncesionet është 240 milionë euro.





