Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim ka ripublikuar vendimin e DASH të vitit 2018 që e shpall non-grata Tom Doshin, i cili sot pas 3 vitesh garon për deputet me PSD.

Ambasadorja shkruan në Twitter se Partia Demokratike dhe të tjerë nuk e duan në parlament këtë person të përcaktuar nga SHBA për korrupsion në Shqipëri, ndërsa ka edhe një mesazh për palët e partitë që po heshtin për Doshin.

“Shënojmë se PD  e të tjerët nuk duan në Parlament dikë të caktuar nga SHBA për korrupsion të rëndësishëm. Të tjerëve: Nga çfarë keni frikë? A është e “dobishme” të heshtësh? Pse i lini njerëzit të mendojnë se jeni “aleatë”? A është kjo ajo që mendoni se e meritojnë votuesit? Shqipëria meriton më mirë.”, shkruan Kim.