Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla ka shprehur mirënjohjen ndaj të gjithë deputetëve që votuan pro paketës së sotme të ndryshimeve ligjore me një shumicë përtej dy të tretave.
Balla shkruan në Facebook se Reforma në Drejtësi është një arritje e madhe e Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit Evropian dhe forcimit të shtetit të së drejtës.
“Reforma në Drejtësi është një arritje e madhe e Shqipërisë sonë në rrugën e saj të integrimit europian dhe forcimit të shtetit të së drejtës. Mirënjohje të gjithë deputetëve që votuan PRO paketës së sotme të ndryshimeve ligjore me një shumicë përtej dy të tretave. Mirënjohje BE dhe SHBA për mbështetjen e vazhdueshme që i japin zbatimit të Reformës dhe ngritjes së institucioneve të reja të Drejtësisë. Krenar që Partia Socialiste e ka vendosur gjithmonë kontributin e saj në anën e duhur të historisë së Shqipërisë.”





