Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zbuluar se me dozat e vaksinave ruse Sputnik V dhuratë nga Emiratet e Bashkuara Arabe do të vijojë vaksinimi i të moshuarve +80 vjeç.

Ministrja tha gjatë fjalës së saj në Kuvend se në ditët në vijim pritet intensifikimi i procesit të vaksinimit.

“Në tërësi bashkë me dozat e ardhura dje, kemi 90 mijë doza vaksine në total. Ndërkohë që presim që të na vijnë doza të tjera nga Pfizer në ditët e para të prillit. Gjithashtu presim nga Covax edhe një sasi tjetër të AstraZeneca, deri tani kemi një të dhënë për 60 mijë deri në 80 mijë vaksina të AstraZeneca. Po konkludojmë negociatat që kemi hapur përsa i përket edhe fillimit të vaksinimit masiv”, tha Manastirliu.