Kryetari i Partisë Demokratike, dega Durrës, Ferdinand Xhaferaj ka publikuar në Facebook një video të kanalit që përshkon zonën e Shkozetit, ku shkruan se për 8 vite është lënë pa asnjë investim cilësor.

Ndërsa ironizon projektet 3D, Xhaferraj thekson se realiteti është shumë larg dhe ndaj qytetarët janë lodhur nga pritja, të nevrikosur me keqmenaxhimin dhe të acaruar nga papërgjegjshmëria.

“Kur shikoni video 3D të pseudo investimeve, mos harroni se realiteti është shumë larg.

Tetë vite pa asnjë investim cilësor në infrastrukturë, kanë sjellë në këtë degradim që duket qartë në video. Qytetarët janë të rraskapitur nga pritja, të nevrikosur me keqmenaxhimin dhe të acaruar nga papërgjegjshmëria. Në 2021, kjo nuk mund të jetë pamja jashtë dritares së asnjë fëmije në mes të Europës.”, shkruan Xhaferraj krahas videos.