Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Lefter Koka, ka zhvilluar një takim elektoral në lagjen nr.4 të qytetit të Durrësit.
Ndërsa ka folur për investimet që pritet të realizohen në mandatin e tretë qeverisës së PS-së, Koka është ndalur dhe tek aspekte të ndryshme të procesit të rindërtimit dhe riparimit të godinave të dëmtuara nga tërmeti.
“Pavarësisht pandemisë, nuk u tërhoqëm asnjë moment nga angazhimi që morëm ndaj familjeve të prekura nga tërmeti dhe Durrësi ka ecur me ritme të kënaqshme”,– shkruan Koka në rrjete sociale.
Postimi i plotë:
Me Altinin, Sonilën, Aldon dhe skuadrën u ndalëm në lagjen 4, bashkëbiseduam mbi kontributin e patjetërsueshëm për…
Posted by Lefter Koka on Sunday, March 21, 2021





