Në një postim në rrjetet sociale kryetari i bashkisë së Shijakut thekson rëndësinë e rindërtimit për Shijakun dhe mbështetjen që ka dhënë Kryeministri Rama për rindërtimin e qytetit dhe njësive administrative.
Postimi i plotë:
Çfarë do të bëjmë tani? Pyetja që kanë pasur më shumë banorët e Shijakut pas tërmetit të #26Nëntorit.
Zgjidhja erdhi! #Rindërtimi i Shijakut u bë realitet.
Pritja për të marrë në dorë çelësat e shtëpisë ka mbaruar për #567 familje dhe për 1500 familje që kanë përfituar grante rikonstruksioni. Procesi vazhdon me lotin e dytë të banesave individuale dhe ndërtimin e 30 pallateve.
Rindërtimi nuk është imazh, është mesazhi dhe veprimi më njerëzor dhe empatik që kemi treguar ndaj njerëzve, është vështirësia që kemi kaluar së bashku me ndihmën e pazëvendësueshme të Kryeministrit Rama.
Nëse do të dimë ta vlerësojmë këtë, duhet t’i japim mundësinë qytetit tonë, Shijakut për të vijuar me transformimin e tij rrënjësor dhe këtë mund ta bëjmë vetëm me mbështetjen e Kryeministrit Rama.
Ku ka vullnet, ka zgjidhje!





