Ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka reaguar për foton e Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç që kishte vendosur Kosovën në flamurin e Serbisë.

Bushati deklaron se nuk ka pse të ketë çudi për flamurin serb mbi hartë e Kosovës, pasi hapësira mediatike shqiptare ende strehon zëdhënësit që demonstronin me mburrje risitë e projektit të copëtimit të territorit.

Ish-ministri duket se me këtë mesazh kërkon të thumbojë ata që ishin pro projektit të copëtimit të Kosovës.

Statusi nga Ditmir Bushati

Mos u çudisni me flamurin serb të vendosur nga Presidenti i Serbisë mbi hartën e Kosovës, përsa kohë hapësira jonë mediatike strehon zëdhënësit që demonstronin me mburrje ‘risitë’ e projektit të copëtimit të Kosovës!

Mos u çudisni me flamurin serb të vendosur nga Presidenti i Serbisë mbi hartën e Kosovës, përsa kohë hapësira jonë…

Posted by Ditmir Bushati on Friday, March 19, 2021