Kryeministri Edi Rama teksa ka prezantuar programin për shërbimet dhe bizneset, ka folur edhe një herë për deklaratën që bëri dje për ujin, që në mandatin e tretë do të siguronte 24 orë ujë në të gjithë vendin.
Ai është shprehur se i kanë thënë se përse flet akoma për ujin pas 7 vitesh, teksa thotë se nuk mund të bënte për 7 vite atë që nuk u bë në 25 vite.
“Se më thonë flet akoma për ujin. Po si tja bëj pse unë, ne e lam Shqipërinë në atë derexhe për ujin. Në atë derexhe për energjinë dhe shërbimet. Nuk ka pasur Gjermania, Italia as Greqia nga aty ku shkruani dhe krahasoni situatën, vjedhje dhe grabitje të ujit dhe energjisë.
Dhe nuk kanë pasur rrumpallhane të grumbulluar për kap ça të kapim dhe të hedh ça të ngelet për shqipatrët, deri para 7 vitesh. Kush ka shkuar në Gjermani, e kudo ka gjetur gati atë që breza e breza kanë punuar dhe nuk mund të pretendojnë që të bëhen gati për 7 vite ata që nuk u bënë për 100 vite, 50 apo 25 vite,” tha Rama.





