Kandidati i koalicionit “Aleanca për Ndryshim” për Durrësin, Florian Tahiri thotë se angazhimi i tij në politikë do të fokusohet në thithjen e investimeve të huaja për t’i dhënë qytetit impulsin e duhur për një hov të ri ekonomik.

Përmes një videomesazhi të publikuar në Facebook, Tahiri thekson se do të fokusohet në lobimin për projekte për trashëgiminë kulturore për ta kthyer arkeologjinë dhe historinë e Durrësit në një atraksion turistik në çdo stinë të vitit.

Duke u ndalur te projektet, kandidati opozitar shprehet se mund të flasim për port të ri turistik vetëm pasi të jetë ndërtuar ai tregtar në zonën e Porto Romanos.

POSTIMI I PLOTË

Durrësi është ndër qytetet me impaktin më të rëndësishëm në ekonomi dhe turizëm.

Trashëgimia kulturore është ende një potencial i pazbuluar tërësisht dhe i pa shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Angazhimi im politik do të fokusohet në thithjen e investimeve të huaja për t’i dhënë qytetit impulsin e duhur për një hov të ri ekonomik.

Lobim për projekte për trashëgiminë kulturore për ta kthyer arkeologjinë dhe historinë e Durrësit në një atraksion turistik në çdo stinë të vitit.

Jo port turistik, para ndërtimit të portit të ri tregtar në zonën e Porto Romanos. Nevojiten projekte të mirëstudiuara, jo vendime për interesa të ngushta.

Durrësi ka nevojë për vëmendje, ka nevojë për njerëz që e duan qytetin