Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu shkruan në Facebook se 6120 mësues janë vaksinuar kundër koronavirusit me AstraZeneca.

Sipas ministres, tani mësuesit janë më të sigurt, ndërsa tregon se vaksinimi i arsimtarëve vijon në gjithë vendin me ritme të mira.

“6120 mësues janë sot më të mbrojtur nga covid19, pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, ndërsa vijon në gjithë Shqipërinë vaksinimi i arsimtarëve, me ritme të mira dhe pa asnjë problem.

*Së afërmi, lajme të mira për intensifikimin e procesit të vaksinimit në ditët në vijim,” shkruan Manastrilriu.

6120 mësues janë sot më të mbrojtur nga #covid19, pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, ndërsa vijon në…

Posted by Ogerta Manastirliu on Friday, March 19, 2021