Agjencia Europiane e Barnave (EMA) njoftoi ditën e sotme se nuk ka asnjë provë që vaksina AstraZeneca të shkaktojë mpiksje të gjakut, për këtë arsye ajo nxiti shtetet që kanë siguruar doza të kësaj vaksine, të rinisin qetësisht injektimin në popullatë.

Pas këtij vendimi, ka ardhur reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjete sociale, shkruan se tashmë mbetet që të mos ndërpritet procesi i vaksinimit në mënyrë që të shkëputet hallka e zinxhirit të infektimeve.

“Agjencia Europiane e Barnave (EMA) konfirmon pas verifikimeve të kryera, Sigurinë dhe Efektshmërinë e vaksinës ASTRAZENECA
Vaksinim, vaksinim, vaksinim për të këputur sa më shumë hallka të zinxhirit të infektimeve dhe për të dalë përfundimisht nga tuneli i pandemisë, ku ka nisur të duket drita”
, shkroi kryeministri Rama.

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) konfirmon pas verifikimeve të kryera, Sigurinë dhe Efektshmërinë e vaksinës…

Posted by Edi Rama on Thursday, March 18, 2021