Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot në Shkodër vaksinimin e mësuesve me prodhimin e AstraZeneca, ku i siguroi këta të fundit të mos kenë asnjë shqetësim pasi edhe vendet që e pezulluan me shumë gjasë do e rifillojnë.
Kryeministri bëri një krahasim, duke thënë se edhe masat për parandalimin e rritjes së popullsisë (kontraceptivët) shkaktojnë tromboembolite, dhe jo më vaksinat e zakonshme që kanë gjithmonë raste.
Ai mori konfirmim se edhe në Shkodër ka pasur hezitim nga mësuesit për të bërë vaksinën e AstraZeneca.
RAMA: Mos kini asnjë shqetësim, vendet që e pezulluan me shumë gjasë do e rifillojnë prap. Ishte një seri që s’është kjo, është tjetër. Nuk kanë gjetur asnjë lloj lidhje dhe atyre rasteve. Kanë dalë dhe plot tani të dhëna edhe për ato hapat e parandalimit të rritjes së popullsisë.
SILVA BINO: Po, kontraceptivët shkaktojnë tromboembolite.
RAMA: Edhe për vaksinat e zakonshme që ka gjithmonë raste, që s’janë fare pjesë e problemit. Ka pasur refuzime?
MANASTIRLIU: Ka patur hezitim.





