MILANO – Paga e brazilianit Kaka pengon kthimin e tij te Milani, ka theksuar Adriano Galliani. Zëvendëspresidenti i Rossonerëve ka thënë se mesfushori i Real Madridit duhet të “sakrifikojë” nëse dëshiron që ta veshë sërish fanellën kuqezi.
“Jam më pesimist se dje, është shumë vështirë, megjithatë në do të përpiqemi që ta transferojmë”. “Bisedimet nuk janë të lehta rreth pagës së Kaka. Askush në Itali nuk mund të paguajë një rrogë prej pesë milionë eurosh”. “Ai duhet të bëjë sakrifica për t’u kthyer te Milani”,- u ka thënë Galliani gazetarëve.