DURRES– Nesër Teuta do të presë në një ndeshje miqësore skuadrën e Partizanit, e cila është parashikuar të zhvillohet në aneksin e stadiumit “Niko Dovana”, në kuadër të përgatitjeve të fazës së dytë të kampionatit.
Tekniku Begeja ka vlerësuar në maksimum skuadrën që drejtohet nga Hasan Lika dhe u ka kërkuar lojtarëve të tij të kenë kujdes dhe të luajnë pranë njëri-tjetrit.
Në rradhët e durrsakëve do të aktivizohen mjaft lojtarë të rinj, në një kohë që skuadra do të testohet vetëm gjatë 45-minutëshit të parë. Edhe pse nuk e ka bërë të ditur përbërjen e ekipit, Begeja pritet të hedh në fushë nga minuta e parë formacionin më të mirë.