Deputetja e opozitës së re Edlira Hyseni nuk është përfshirë në asnjë nga listat e partive politike që do të garojnë më 25 prill.
Por pavarësisht kësaj, ajo ka shprehur hapur përkrahjen e saj për deputetin Lefter Koka përmes një postimi në Facebook, ku tregon se ky i fundit e ka mbështetur pa kushte në fillimet e Hysenit në politikë.
“Heren e pare qe pranova te angazhohem ne politike, besova tek miqesia, me shume se gjithshka tjeter.. e ca me shume besova tek Ai person qe me mbeshteti pa kushte!
Eshte Ai lideri karizmatik qe buzeqesh me siklet kur e therrasin “shef “, sepse i tille Ai ndjehet vetem kur eshte ne krye te punes dhe ekipit te tij.. Ai gezon e merzitet bashke me ta!
Ai qe zemren dhe vendin e vet e gjen vec ne Durres, aty ku te gjithe e njohin dhe dine qe, do u sherbeje e do i ndihmoje, cdo here mundet!
Per Mirenjohje dhe Falenderim, per miresine dhe thjeshtesine, per bindjen qe besnikeria dhe pergjegjsia e tij do ti pergjigjet gjithmone mbeshtetjes tone, une perkrah dhe zgjedh:
Lefter Koka, Partia Socialiste – Nr. 7 !”, shkruan deputetja nga Durrësi.
Nga ana tjetër, deputeti Lefter Koka vijon takimet elektorale me ato të cilët i quan bashkëudhëtarët e tij në këtë garë elektorale për të mbështetur sipas tij, skuadrën fituese PS Durrës.
Me bashkëudhëtarët e mi edhe në këtë garë elektorale për të mbështetur skuadrën fituese #PSDurrës , por mbi të gjitha…
Posted by Lefter Koka on Monday, March 15, 2021





