Kreu i PD Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me qytetarët në Kamëz. Siç shihet dhe në pamje, pritja e simpatizantëve ka qenë madhështore.

Edhe pse në kohë pandemie, e në kohë me shi, mbështetësit e PD me thirrjet ‘Rama Ik’ nuk kanë hezituar të dalin në pritje të kryedemokratit.

Situatë e njëjtë ishte edhe dje në Elbasan, po ashtu dhe pak ditë më parë në Kavajë.

Mijëra qytetarë pritën liderin e PD. Ky i fundit, u ngjit mbi makinën e tij, dhe i përshëndeti demokratët me dy gishta.

Ai iu garantoi shqiptarëve se ndryshimi vjen pas 25 prillit.