Drejtuesi politik i qarkut Durrës, Edi Paloka ka prezantuar mbrëmjen e sotme kandidatët për deputetë në ish-komunat dikur bastion i PD-së.

Kandidatët Manjola Luku dhe Erzen Laçi kërkojnë votën e demokratëve dhe jo vetëm në njësitë administrative Rrashbull, Katund i Ri, Sukth, Manzë dhe Ishëm.

Madje, Paloka ka theksuar gjatë fjalës së tij se edhe vetë do të angazhohet veçanërisht në këto zona për të “rikthyer rezultatet e dikurshme për PD”.

“Zullumqaret e “rilindjes” qe vijne verdalle naten per te blere vota, me parate qe ju grabisin diten po atyre banoreve, do te marrin ate qe meritojne shume shpejte duke filluar nga Çela e Çyrbja deri tek banditi me i vogel qe i sherben atyre! Me 25 prill”,- shkruan Paloka.

Postimi i plotë:

Sot beme prezantimin perpara drejtuesve te struktures, te kandidateve te PD qe do te mbulojne zonen e ish-komunave Rrashbull, Katund i Ri, Sukth, Manze dhe Ishem, te perfshira ne nje KZAZ. Nje zone qe historikisht ka votuar PD por qe ne 2017 pikerisht per kete arsye, ishte ne qender te manipulimeve dhe krimit elektoral nga “rilindja”.

Ne kete zone PD do te perfaqsohet me dy nga kandidatet qe jane mirepritur dukshem nga banoret e zones sepse jane nga ata qe ju gjenden gjithnje prane; zonja Manjola Luku dhe z.Erzen Laçi. Edhe une do te angazhohem vecanerisht ne kete zone, pavarsisht se si drejtues i qarkut kam detyrimin dhe do angazhohem ne gjithe qarkun!

Qellimi eshte nje dhe i qarte; ta rikthejme kete zone ne rezultatet e dikurshme per PD! Fitorja nuk eshte ne diskutim! Zullumqaret e “rilindjes” qe vijne verdalle naten per te blere vota, me parate qe ju grabisin diten po atyre banoreve, do te marrin ate qe meritojne shume shpejte duke filluar nga Çela e Çyrbja deri tek banditi me i vogel qe i sherben atyre! Me 25 prill