Një bunker bërthamor i epokës sovjetike në Moskë është kthyer në një muze për party-n ku VIP-at, do të presin 'fundin e botës'.
Një maksimum prej 300 njerëzish mund të përshtaten në strukturën, që ndodhet 56 metra nën tokë. Bunkeri është i zbukuruar me drita dhe natyrisht ka edhe një bar-klub.
Gjithashtu, personat që do të qëndrojnë brenda, mund të “monitorojnë” “fundin e botës” në gjithë vendet nëpërmjet ekraneve televizive të mëdha.
Biletat për party-n dhe për 8 katet mbrojtëse që ofrohen janë shitur për rreth 750 €.
Udhëzuesi i bunkerit Aleksei Pavlovsky tha: "Fillimisht ky bunker është ndërtuar për t'i bërë ballë një bombe 20-kiloton bërthamore si ajo në Hiroshima. Sot një bombë bërthamore mund të hidhet në erë rreth 700 metra larg nga ne, pa bërë shumë dëme në bunker ".
Party ka filluar mbrëmë dhe vazhdon …. kushedi deri kur?
Takime masive janë planifikuar të zhvillohen sot në qindra vende të botës, nga Londra në Los Angelos, ku njerëzit do të presin bashkë, duke festuar, datën 21 Dhjetor, që sipas kalendarit Maya shënon fundin e botës.