SPANJE – Tito Vilanovës, trajnerit të Barcelonës, i është rishfaqur kanceri që vuajti gjatë vitit 2011 kur ishte në rolin e zëvendësit të Pep Guardiolës.
Mediat sportive spanjolle kanë konfirmuar lajmin nga burimet e tyre pranë klubit katalanas, ndërsa Barcelona ka pezulluar të gjitha aktivitetet e parashikuara, përfshirë drekën e Krishtlindjeve që do të mbahej në mesditë.
Vilanova u operua nga një tumor në nëntor të vitit 2011 dhe u rekuperua totalisht, ndërsa tani duket se i është diagnostikuar një tjetër tumor kancerogjen.
Tito Vilanova kishte marrë postin e trajnerit të Barcelonës verën që kaloi pasi kishte kaluar të gjitha kontrollet mjekësore.