Rihanna duket se e ka konfirmuar ndarjen e saj nga Chris Brown. Këtë konfirmim superylli botëror e bëri me anë të një mesazhi të postuar në Instagram.
Rihanna dhe Chris ishin bashkuar gjatë vitit, madje përkundër faktit se ende ylli i RnB nuk është pastruar nga akuzat për rrahjen ndaj krijueses së hitit “Diamonds”.
Pas shumë kohëve së bashku, nëpër hotele, turne dhe evenimente, duket se tashmë mund të konfirmohet ndarja e tyre.
“Të jesh single nuk është mirë. Gjithë ajo që bëj është të mendoj se çfarë të bëj”, ka shkruar në koment të një prej fotove Rihanna.