Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte sot në qytetin e Çorovodës ku prezantoi kandidatin për deputet të Skraparit, mjekun Blenard Nonaj, të cilit i uroi suksese dhe u shpreh e sigurt se ‘fati i mbarë’ do ta ndjekë edhe për shkak të Malit të Tomorrit.
Në fjalën e saj, optimiste se LSI mund të marrë 3 mandate në qarkun e Beratit.
“Qyteti i Skraparit, Rrethi i Skraparit ka shumë mundësi zhvillimi, dhe jam e bindur që pas 25 prillit do ti bëjnë realitet të gjitha premtimet tona, projektet tona. Duhet të fokusohemi maksimalisht tek 25 prilli, në mënyrë që ta përfaqësojmë LSI-në denjësisht në Qarkun e Beratit. Unë jam optimiste dhe numrat e tregojnë që mundësitë tona për të marrë tre mandate janë plotësisht të realizueshme. E vetmja gjë që është shumë e rëndësishme është kontakti me njerëzit, takimi me ta, bashkëbisedimi me ta. Vetë përfaqësimi që ne kemi zgjedhur për Qarkun e Beratit, na e kanë krijuar mundësinë në kontaktet me njerëzit.”- u shpreh Kryemadhi.
“Ne luftojmë për ta ndryshuar sistemin. Ç’do të thotë kjo? Do të thotë të krijosh mundësi punësimi, rrogë të mirë paguar, arsim cilësor, të krijosh shërbim shëndetësor cilësor që u shërben të gjithë njerëzve.”– shtoi krzetarja e LSI





