ITALI – Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ende nuk ka vendosur se si do të veprojë për gabimet e arbitrave ndaj skuadrës së tij. Padroni zikaltër ka thënë se do të shohë se si do të veprojë në të ardhmen, pasi për momentin skuadra nuk ka fat”.
“Në këtë periudhë më duket se nuk kemi fat me arbitrat. Për momentin të shohim si do të vazhdojë kjo çështje”,- theksoi Moratti pas humbjes së Interit 1-0 në fushën e Lacios, ndeshje në të cilën arbitri gaboi duke ndaluar një kundërsulm të rrezikshëm të Interit dhe menjëherë më pas erdhi goli i Kloses.
Në lidhje me Juventusin që është 7 pikë e shkëputur në krye të renditjes, Moratti tha: “Juventus bën kampionatin e tij dhe ne tonin.”