Presidenti Ilir Meta ka reaguar në rrjetet sociale pas përplasjes në zyrat e FRD-së me policinë bashkiake të Tiranës, pasi i kërkuan kësaj force politike që të lironte godinën.
Teksa ka postuar një video të mitingut të 2 marsit 2020, Meta shkruan; “Kur populli ka frikë nga qeveria aty ka tirani. Kur qeveria ka frikë nga populli, aty ka LIRI, aty ka drejtësi”.
Sot, presidenti Ilir Meta u përplas me policinë bashkiake duke thënë se vendimi për FRD është dhënë me urdhër politik nga kryeministri Edi Rama.





