Fshati i qetë Sirince, me një popullatë vetëm prej 600 banorë në Turqinë Perëndimore, tashmë po përjeton bum turistik, për shkak të spekulimeve të lidhura me kalendarin e lashtë të Majas. Sipas supozimeve të kalendarit Maja vetëm Sirince dhe fshati Bugarach në Francë do të ekzistojnë pas shkatërrimit të botës ne 21 dhjetor.
Sirince ka një energji pozitive, sipas atyre qe besojnë në fundin e botës, të cilët thonë se ai është i afërt në një zonë ku të krishterët besojnë se Virgjëresha Mari u ngjit në qiell.
Por bumi turistik ndodh për herë të parë në sezonin dimëror dhe kjo nga profecia e Majave. Tani fshati pret te vijne me teper se 60,000 vizitore sipas mediave lokale. “Ka njerëz, të cilët konsideronin se energjia e Sirinces është shumë e fuqishme dhe ata besojnë se prej do të shpetohen nga katastrofa apokaliptike”, tha Illkan Gjylgun, punonjës hotelierie në fshat.
Sirince, që ndodhet në afërsi të qytetit antik Efes, është fshat i vjetër grek, i ripërtërirë 10 vitet e kaluara dhe që po tërheq një numër të madh turistësh. Më i njohur fshati është për verën e tij. Sipërmarrësit Erkan Jonoglu madje i ka lindur ideja të prodhojë “verë të apokalipsit” për 21 dhjetor, e cila tashmë ka shitje të madhe në dyqanin e tij.