Deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja u ka uruar mirëmëngjes ndjekësve të tij në rrjete sociale me foto nga procesi i rindërtimit në zonën e Ishmit.

I renditur i treti në listën e qarkut Durrës, Çyrbja kandidon në njësitë administrative të Ishmit dhe Manzës, dy nga zonat më të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Mirëmëngjes nga Njësia Administrative Ishëm, aty ku procesi i rindërtimit të objekteve individuale po ecën pa u ndalur, për të rikthyer në normalitet banorët e prekur nga tërmeti”,– shkruan Çyrbja.

Mirëmëngjes nga Njësia Administrative Ishëm, aty ku procesi i rindërtimit të objekteve individuale po ecën pa u ndalur,…

Posted by Jurgis Çyrbja on Thursday, March 11, 2021