Një ditë pasi në media qarkulloi lajmi se Agron Duka mund të tërhiqej nga gara elektorale, kreu i Agraro Ambientalistëve ka hedhur poshtë çdo aludim të mundshëm.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Duka deklaron se kurrë nuk do të tërhiqet nga gara.
Sipas tij, “kriminelët e votave kanë përfaqësuesit e tyre në listën e PS në Durrës”.
“Pjesë e “Aleanca për Ndryshim “
- Kurrë nuk tërhiqem nga gara!
- Durrësi pro ndryshimit – Kundër rrumpallës së Ramës.
- Kriminelët e votave kanë përfaqësuesit e tyre në listën e PS në Durrës”,– shkruan Duka.
Pjesë e “Aleanca për Ndryshim ” Kurrë nuk tërhiqem nga gara! Durrësi pro ndryshimit – Kundër rrumpallës së Ramës. Kriminelët e votave kanë përfaqësuesit e tyre në listën e PS në Durrës.
Posted by Agron Duka on Friday, March 12, 2021





