Drejtuesi politik i qarkut Durrës, Edi Paloka, ka prezantuar sot kandidatët e listës për deputetë me të cilët PD do të kërkojë votën e shijakasve më 25 prill.
“Sot prezantimi i kandidateve te PD ne Shijak. E pamundur te ndaloje pjesmarrjen e shijakasve qe kishin mbushur edhe rrugen. Mesazhi ishte i qarte vetem nga pritja qe ju rezervua kandidateve Rezeart Tusha, Arjeta Keçi , Agim Baci dhe sigurisht aleatit tone Agron Duka”,- shkruan Paloka.
Sipas tij, 25 prilli do të jetë një sfidë historike për Shijakun dhe pikërisht nga ky qytet, PD pritet të fitojë mandatin e 8-të.
“Sfida e Shijakut eshte historike kete here. Rezi eshte numri 8 ne listen e PD perballe Rames ne listen e “rilindjes”. Asnje shanc nuk ka Rama ne kete perballje. Rezi do jete deputeti i tete i PD ne qark”,- shkruan Paloka në postimin e tij.
Sot prezantimi i kandidateve te PD ne Shijak. E pamundur te ndaloje pjesmarrjen e shijakasve qe kishin mbushur edhe…
Posted by Edi Paloka on Thursday, March 11, 2021





