Kreu i PD Durrës, Ferdinand Xhaferraj ka publikuar në rrjete sociale, një video ku denoncon shkeljen e masave anticovid në pistën e Lefter Kokës.
Sipas Xhaferraj, “Për lokalet e pushtetarëve nuk ka masa, për lokalet e njerëzve të thjeshtë ka gjoba shumëmilionëshe”.
Në postim, Xhaferraj thekson se “Ligji në doren e Edi Ramës godet vetëm ata që mendojnë dhe kanë bindje të ndryshme nga ai”.
Kreu i demokratëve durrsakë e mbyll postimin e tij duke nënvizuar se “Durimit të popullit i ka ardhur fundi prej arrogancës dhe shpërdorimit që këta bëjnë me instrumentat e pushtetit.”
Postimi i plotë:
Pushteti i Edi Ramës, megjithëse është ne grahmat e fundit, ndjek standarde të dyfishta. Për lokalet e pushtetarëve nuk ka masa, për lokalet e njerëzve të thjeshtë ka gjoba shumëmilionëshe. Ligji në doren e Edi Ramës godet vetëm ata që mendojnë dhe kanë bindje të ndryshme nga ai. Dje për drekë tek pista Lefter Kokës, ku ky i fundit ishte vetë prezent bashkë me djalin e tij. Durimit të popullit i ka ardhur fundi prej arrogancës dhe shpërdorimit që këta bëjnë me instrumentat e pushtetit.





