Ishulli turistik i Mykonos në Greqi do të çlirohet nga kufizimet COVID duke filluar nga data 26 korrik.

Sipas mediave greke, qeveria ka vendosur që të shfuqizojë masat për shkak të situatës së përmirësuar epidemiologjike, pavarësisht kufizimeve të vendosura më 17 korrik.

Duke filluar nga java e ardhshme do të lejohet muzika dhe rihapen restorantet e lokalet. Po ashtu do të hiqet dhe ora policore e cila tani është 01:00 pas mesnate.

24 orët e para të masave të rrepta kanë sjellë edhe impaktin tek rastet me COVID-19, por gjithsesi situata do të jetë në monitorim dhe qeveria greke më pas do të dalë me njoftimin zyrtar.