29nëntor 2015 – Gjatë kohës që krerët e shtetit zhvillonin homazhe në nderim të të rënëve në Varrezat e Dëshmorëve, me rastin e 71 vjetorit të Çlirimit të Atdheut, në sfond u vu re një flakadan i ndezur. Foton e këtij flakadani e ka publikuar vetë kryeministri në faqen e tij në “Facebook”, ku ka ngjallur reagime të shumta.

Mes komentuesve ka pasur nga ata që e kanë vlerësuar ndezjen e këtij flakadani, si simbol i flamurit kuzeqi, shkruan balkanweb. “Flaka e kuqe, tymi i zi, simbol i flamurit që do të valëvitet lartë e më lartë”- shkruan një qytetar.

Por shumë të tjerë e kanë përdorur foton për të ironizuar kryeministrin duke shkruar: “Hallall Plako! Flakën na e ke vu me kohë po skaj”, “Hallall naft bruto Ballshi”, “Paralajmërim për luftë” etj.

/portali DurresLajm/