28 nëntor 2015 – Imagjinoni për një moment sikur Reali i Madridit të shkojë për të luajtur një ndeshje futbolli në Havana (7.400 km larg) dhe thjesht për të luajtur 90 minuta futboll e më pas të kthehet në shtëpi.
Pikërisht këtë ka bërë një ditë më parë Luch Energiya, një skuadër e kategorisë së dytë në kampionatin rus, që është nga Vladivostok dhe u përball me skuadrën FC Baltika në Kaliningrad. Distanca mes këtyre dy qyteteve është 7.400 km dhe është disntaca më e madhe mes dy klubeve nga i njëjti shtet.
Udhëtimi me avion nga Vladivostok-Kaliningrad ka zgjatur më tepër se 16 orë dhe të mendosh se edhe janë kthyer pas ndeshjes, duke e çuar në 32 orë udhëtimin. Në fund të sezonit Luch Energiya zhvillon rreth 100.000 km, që do të thotë sa të rrotullohesh tre herë rreth botës.
/portali DurresLajm/