27 nëntor 2015 – Kampioni i botës në boks, O’Niel Bell është qëlluar për vdekje teksa provonte të dilte nga treni në Atlanta. Policia beson se ai është vrarë nga dy grabitës, që kishin si qëllim ta grabisnin kampionin e botës.

O’Neil Bell ka qenë kampion unifikues botëror, njëri ndër boksierët më të mirë të të gjitha kohërave në kategorinë kruzer. Ai suksesin më të madh e arriti më 2005-n kur mblodhi tre titujt botërorë, atë të WBC-së, WBA-së dhe IBF-së. 41-vjeçari në 31 duele që ka zhvilluar gjatë karrierës, 27 i ka fituar, 25 prej tyre me Nock Out dhe ka pësuar 4 humbje.

/portali DurresLajm/