26 nëntor 2015 – Përfaqësuesja e femrave në basketboll pësoi humbjen e dytë në kualifikueset e Europianit 2017. Skuadra e Erald Borovës u mund në Podgoricë nga Mali i Zi me rezultain 99 – 39.
Kjo disfatë nuk është si ajo me Italinë pak ditë më parë, por më vajzat kuqezi, nuk treguan përsëri një lojë bindëse në këtë takim. Një paraqitje tjetër e dobët e Shqipërisë në basketbollin ndërkombëtar. Më herët Italia fitoi sfidën e zhvilluar në Mançester me Britaninë e Madhe me rezultatin 48 – 60.
Ndeshja e radhës e shqiptarëve do të jetë ndaj britanikeve më 20 shkurt, po në fushë kundërshtare. Shqipëria nuk e ka ende gati një pallat sporti, që të presë një takim të këtij niveli. Federata Shqiptare e Basketbolli ka ende disa muaj kohë, që të ndërhyjë në një nga arenat ekzistuese, në Tiranë, Durrës ose Elbasan.
/portali DurresLajm/