26 nëntor 2015 – Juventusi e nisi mbrëmë ndeshjen pa Alvaro Moratën në fushën e lojës, ndërkohë që të gjithë vërshuan kritikat ndaj trajnerit për këtë zgjedhje.
Sulmuesi spanjoll e nisi nga pankina, ndërkohë që aty nuk mungonin batutat me Zazën. Presidentin Allegri nuk e zë vendi në tribunë, ndërkohë që Allegri herë pas herë kritikohet edhe nga arbitri i katërt. Më pas vjen goli i Mandzukiç, dhe të gjithë duartrokasin duke i vënë të drejtë trajnerit për zgjedhjen e tij.
Këto ishin edhe disa nga zhvillimet në pankinën bardhezi. Morata hyn në pjesën e dytë pas dëmtimit të Manzukiç. Pas dy rasteve të humbura, Allegri e thërret dhe i thotë: "Nëse nuk e ngre kokën për të pasuar, do të të nxjerr nga fusha, nuk më intereson nëse gabon".
/portali DurresLajm/