25 nëntor 2015 – Në qershor të vitit të ardhshëm Shqipëria do të zbresë në fushë në Europianin e saj të parë.

Por cili do të jetë topi që do të shkelmojnë kuqezinjtë e De Biasit në sfidat e tyre në këtë kompeticion? UEFA ka ofruar në faqen e saj online pamje të detajuara, të topit që quhet “Beau Jeu” ose shqip “Ditë të mbarë”, që cilësohet si topi më i mirë i prodhuar ndonjëherë nga sponsori sportiv i UEFA-s.

Topi në fjalë pasqyron identitetin francez me ngjyrat e vendit transalpine, por njëkohësisht dhe logon e kompeticionit, ndërsa në anë është shkruajtur dhe emri i tij zyrtar, ashtu si dhe emërimi i kompeticionit, ndërsa është pasyqruar me numra më të mëdhenj dhe viti 2016, ai i aktivitetit. Bashkë me Super Victor, që është maskota e turneut, topi “Beau Jeu” pritet të jenë një prej dy simboleve më të bukura të këtij kompeticioni, që ne urojmë të sjellin vërtet një ditë të mbarë për kuqezinjtë tanë.

/portali DurresLajm/