24 nëntor 2015 – Një ditë më parë, është publikuar një deklaratë të mesfushorit të Koniasporit, Alban Meha, ku, ndër të tjera, ai shprehej se nuk e kuptonte arsyen përse mungon në Kombëtare. Gjithashtu, mesfushori akuzonte se në Kombëtare ka edhe lojtarë që nuk luajnë me ekipet e tyre. Në lidhje me këtë deklaratë, trajneri De Biazi ka dhënë përgjigje për fjalët e thëna nga mesfushori. “Në fakt as unë nuk e di përse nuk është. Sa për akuzat, nuk kam asnjë koment rreth tyre”, është përgjigjur trajneri i kuqezinjve. Edhe në konferencën për shtyp, trajneri e ka bërë me dije se “në Kombëtare nuk do të ketë vend për ata që mërziten kur nuk luajnë, por do të jenë ata që i gëzohen edhe ftesës për miqësore, apo që gëzojnë me ekipin edhe nga tribuna”.

/portali DurresLajm/