Deputeti Lefter Koka ka kujtuar sot 30-vjetorin e eksodit të madh të shqiptarëve drejt Italisë, një ndër të cilët ishte edhe ai vetë.

Përmes një postimi në Facebook, Koka ndan emocionet dhe shpreh mirënjohjen e thellë për popullin italian, që pritën me krahë hapur rreth 25 mijë shqiptarë.

Koka shkruan se ato vite kanë lënë një gjurmë të thellë tek ai por që ka mësuar se përtej vuajtjes që përjetoi mundi t’ia dilte dhe si shumë të tjerë, u rikthye sërish në atdhe.

POSTIMI I PLOTË

Një ndër ta isha edhe unë!

Nuk mundem sot pas 30 vjetësh të eksodit masiv të shqiptarëve drejt shpresës dhe dritës, të mos ndaj emocionet dhe të shpreh mirënjohjen time të thellë për popullin italian.

Padyshim mirënjohje e thellë shkon në veçanti për qytetarët e Brindisit, që pas 48 orësh udhëtimi apokaliptik, pritën me krahë hapur në brigjet e qytetit rreth 25 mijë shqiptarë. Një ndër ta isha edhe unë!

Janë vite që lanë gjurmë të thella tek unë dhe mijëra si unë, por mësuam se përtej vuajtjes që përjetuam mundëm t’ja dilnim dhe shumë nga ne u rikthyem. Ja dolëm të bënim më të mirën për familjet tona dhe të jepnim seicili nga ne një kontribut sado të vogël për Shqipërinë.

Uroj me zemër të jeni mirë, Ju që zgjodhët të ndërtoni jetën tuaj larg vendit dhe që çdo ditë na bëni krenar me arritjet dhe sukseset tuaja dhe të fëmijëve tuaj.

Shqipëria – mëmëdheu , ju ka të shtrenjtë kudo qofshi!

Një ndër ta isha edhe unë! Nuk mundem sot pas 30 vjetësh të eksodit masiv të shqiptarëve drejt shpresës dhe…

Posted by Lefter Koka on Saturday, March 6, 2021